LAJMI I FUNDIT:

MEM diskuton sfidat e sektorit të energjisë

MEM diskuton sfidat e sektorit të energjisë

Ministria e Energjisë dhe e Minierave (MEM) ka komentuar vështirësitë e nxjerra prej Raportit të Progresit për fushën e energjisë në Kosovë.

Si sfidë kryesore ministrja e Energjisë dhe Minierave në largim, Justina Shiroka-Pula, e përmendi të premten gjendjen financiare të Korporatës Energjetik të Kosovës (KEK), më pas strategjinë për rezervën e sigurisë së karburanteve, kurse kapacitetet institucionale dhe ligjore të MEM-it dhe ZRrE-së, sipas saj, duhet të forcohen më tutje.

Ajo tha se Kosova ka arritur progres të ndjeshëm në plotësimin e mjaft prej kërkesave obligative në rrugën drejt integrimit Evropian dhe në krahasimin e raporteve të progresit për vitin 2009 dhe 2010 rezulton se një numër i sfidave të shënuara në Raportin e Progresit 2009 janë tejkaluar.

Ministrja Pula si arritje në këtë sektor ka përmendur fillimin e prodhimit në mihjen e Sibovcit Jugperëndimor, aprovimin në Kuvend të Strategjisë së rishikuar të energjisë për 2009-2018, e po ashtu aprovimin e pakos së re të ligjeve për sektorin e energjisë si dhe vazhdimin e përgatitjeve për termocentralin Kosova e Re. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori