LAJMI I FUNDIT:

Kosova e treta në Evropë për rritje ekonomike

Kosova e treta në Evropë për rritje ekonomike

Kosova për nga rritja ekonomike zë vendin e tretë në Evropë, sipas ” World Economic Outlook” dhe “Regional Economic Outlook” të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me një normë mesatare të rritjes 5.39 për qind për vitin 2010 dhe 2011, ajo radhitet menjëherë pas Bjellorusisë, e cila do të ketë rritje 6.92 për qind dhe Turqisë me 5.84 për qind.

Nëse merren parasysh parashikimet e FMN-së për vitin 2011, Kosova me një rritje ekonomike prej 5.9 për qind radhitet e dyta, pas Bjellorusisë, e cila do të ketë normë të rritjes 6.2 për qind.

Kjo rritje vjen pas recesionit që vjet kishte përjetuar Evropa, sado që edhe në vitin 2009 Kosova ishte në mesin e pesë vendeve evropiane që kishte një ngritje pozitive, thuhet në raportin e FMN-së.

Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave (MEF), Ahmet Shala, tha se vlerësimet e tilla na bëjnë të ndihemi krenar, posaçërisht kur ato vijnë nga një institucion i besueshëm si është FMN-ja. Sipas tij, parashikimet e FMN-së, janë të përafërta me parametrat e planifikuara nga Qeveria e Kosovës.


“Edhe në të ardhmen zhvillimi ekonomik i vendit, me fokus të veçantë në rritjen e investimeve private, mbetet në qendër të vëmendjes së Qeverisë së Kosovës. Jemi të kënaqur që konsumi privat tashmë përbën 23 për qind të GDP-së, por gjithsesi duhet të vazhdojmë përpjekjet për rritjen e eksportit dhe krijimin e ambientit edhe më tërheqës për investime”, tha ministri Shala, duke shtuar se rritja ekonomike është si rezultat i drejtpërdrejtë i reformave dhe vendimeve të duhura.

Në bazë të Kornizës Makroekonomike të Kosovës dhe zhvillimeve ekonomike në përgjithësi, është vlerësuar se për vitet 2010 dhe 2011 kontribut më të madh në rritjen ekonomike do të kenë: Rritja e konsumit privat, i cili do të kontribuoj me një mesatare 2 për qind, ku rritja e konsumit privat do të jetë më e lartë sesa ajo e konsumit publik; rritja e investimeve publike dhe private, të cilat do të kontribuojnë me 2 për qind në këtë rritje si dhe rritja e eksporteve që do të kontribuoj mesatarisht 1 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori