LAJMI I FUNDIT:

Weber: Vendet e BE-së të konsolidojnë buxhetet e tyre

Weber: Vendet e BE-së të konsolidojnë buxhetet e tyre

Presidenti i Bankës Federale gjermane Axel Weber kërkoi nga shtetet e BE-së konsolidimin e shpejtë të deficiteve të tyre buxhetore.

Besimi në financat publike nuk është i pakufishëm, tha Weber gjatë një ligjërate në ambasadën gjermane në Paris. Prandaj konsolidimi i buxhetit është politikë aktive për më shumë besim dhe ruajtjen e aftësisë vepruese financiaro-politike.

Kjo vlen edhe për vendet me gjendje të mirë të koniukturës si Gjermania, theksoi presidenti i Bankës Qendrore të Gjermanisë. /Telegrafi/