LAJMI I FUNDIT:

Fullani: Ekonomia po rritet ngadalë

Fullani: Ekonomia po rritet ngadalë

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe Banka Qendroree Shqipwrisw i bën thirrje qeverisë që të tërhiqet nga parashikimet optimiste të buxhetit për vitin 2011.

Guvernatori Ardian Fullani tha se rreziqet në ekonomi mbeten të larta, ndaj është e rëndësishme që buxheti të jetë realist.

“Hartimi i buxhetit dhe i projeksioneve të treguesve fiskalë për vitin 2011 duhet të bazohet në parashikime të kujdesshme. Bazimi në supozime dhe parashikime të tilla do të ishin të domosdoshme për një buxhet të mirëekuilibruar”, theksoi Fullani.

Banka vlerëson se ekonomia po rritet më ngadalë se mundësitë e saj, për shkak se konsumatorët dhe bizneset janë të pasigurta dhe po vazhdojnë të tregohen dorështrënguar në treg.


“Banka e Shqipërisë vlerëson se konsumatori dhe biznesi shqiptar duhet të adoptojnë një sjellje më optimiste në drejtim të konsumit dhe investimeve në vend, për të pasur një rritje të mirë ekonomike”, është shprehur Fullani.

Ai i është përgjigjur edhe shqetësimeve mbi efektet që do të ketë liberalizimi i vizave në kursin e këmbimit, i cili sipas tij do të jetë i qëndrueshëm dhe s’do të ketë disbalancime.

Ndërkohë, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit, por guvernatori tha se banka do të ndjekë më vëmendje zhvillimet e cmimeve në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/