LAJMI I FUNDIT:

Nesër projekti i autostradës Prishtinë-Shkup

Nesër projekti i autostradës Prishtinë-Shkup

Të enjten, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit në dorëheqje, Fatmir Limaj, do të pranoj projektin e detajuar final të autostradës Prishtinë-Shkup, e cila do tw jetë e gjatë 55 kilometra.

Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit Xhevdet Pozhari tha se gjatësia e kësaj autostrade është 55 kilometra sipas projektit të cilin e ka përgatitur kompania e njohur franceze “Egis BCEOM Internationale”.

Autostrada e cila lidh Prishtinën më Shkupin do të jetë pjesë e korridorit 6. Realisht dhe do ti ketë dy seksione atë verior dhe jugor. /Telegrafi/