LAJMI I FUNDIT:

BERZH u jep 10 milionë euro fermerëve serbë

BERZH u jep 10 milionë euro fermerëve serbë

Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), ra dakord për t’i dhënë bankës serbe SPA një kredi prej 10 milionë euro për të ndihmuar financiarisht fermerët në Serbi.

Sipas BERZH-it, kjo kredi do të ndihmojë fermerët serbë në përballimin e shpenzimeve për mirëmbajtjen e produkteve të tyre bujqësore.

BERZH ka në plan që ndihmën për sektorin e bujqësisë në Serbi ta shtojë në 70 milionë euro. /Telegrafi/