LAJMI I FUNDIT:

Raiffeisen ul kamatat për kreditë hipotekore

Raiffeisen ul kamatat për kreditë hipotekore

Drejtuesit e Raiffeisen Banka në Kosovë kanë than gjatë një konference për media të mërkurën se kanë ulur normat e interesit për kreditë hipotekore dhe kreditë për renovim për 2 për qind. Drejtori ekzekutiv i bankës Robert Wright, ka bërë të ditur se dhe kreditë hipotekore nga tash do të ofrohen me normën e interesit prej 9 për qind pasi që më herët ishte kjo normë 11 për qind..

Drejtori ekzekutiv Robert Wright, tha se kjo ulje, ka ardhur si rezultat i analizimit të kushteve të tregut bankar, duke përfshirë këtu edhe interesimin e madh të klientëve për të shfrytëzuar këto dy produkte. “Ne presim që kjo ulje e normës së interesit të cilën e ka zbatuar Banka Raiffeisen të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e tregut hipotekor në Kosovë”, theksoi Wright.

Deri më 30 shtator, profiti i bankës ishte 8.9 milionë euro në krahasim me 2 milionë euro sa ishte në shtatorin e vitit 2009.

Totali i aseteve ishte 635 milionë euro, depozitat 507 milionë euro, ndërsa kreditë 345 milionë euro. Banka Raiffeisen ka një kapital prej 58 milionë euro që e bën atë të jetë banka me kapitalin më të madh në Kosovë.


Rezultatet e suksesshme të arritura gjatë vitit 2010 janë konfirmuar edhe nga revista e njohur financiare Global Finance e cila e ka shpallur Bankën Raiffeisen si Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2010. /Telegrafi/