LAJMI I FUNDIT:

Termokos shkyç ilegalët

Termokos shkyç ilegalët

Ngrohtorja e qytetit Termokos ka marr aksion për shkyçjen e konsumatoreve të cilët e shfrytëzojnë ngrohjen në mënyre ilegale dhe pa paguar. Cak i aksionit të mërkurën, ishin dy biznese në lagjen Dardania.

Zëdhënësja e Termokos-it, Zana Efendia tha se pronarët e bizneseve janë të kyçur ilegalisht dhe përdorin ngrohjen pa e paguar. Në aksion Termokos nuk kaloi edhe aq mirë ngase pronarët nuk pranonin që janë të kyçur ilegalisht.

Sipas zyrtarëve të Termokos aksioni do vazhdojë edhe në ditët në vijim ku do shkyçen 39 biznese shumica në lagjen Dardania e pas kësaj pa ngrohje do mbesin edhe 139 familje.

Termokos është duke u përballur me probleme të mëdha pasi borxhet e konsumatorëve janë të mëdha ato kapin shumën prej 15.5 milionë euro. /Telegrafi/