LAJMI I FUNDIT:

Më 2011 aktivitet i turizmit evropian në Shqipëri

Më 2011 aktivitet i turizmit evropian në Shqipëri

Sekretari i Organizatës Botërore të Turizmit Taleb Rifai i cili u takua të mërkurën në Tiranë me kryeministrin Sali Berisha, konfirmoi se në Shqipëri do të organizohet në vitin 2011 një aktivitet evropian i turizmit. Rifai, nënvizoi gjithashtu suksesin e Shqipërisë në fushën e turizmit, duke thënë se tashmë po fryn një erë e re suksesi.

Kryeministri Berisha nënvizoi bukuritë mahnitëse të Shqipërisë dhe mundësitë e saj për të zhvilluar turizmin e shekullit të ri.

Berisha tha se Shqipëria ka zhvilluar brenda pak vitesh një turizëm të qëndrueshëm dhe nënvizoi atë që ai e quajti “turizëm mikpritës” të vendit. /Telegrafi/