LAJMI I FUNDIT:

SHBA ul parashikimet për rritjen ekonomike

SHBA ul parashikimet për rritjen ekonomike

Banka Qendrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rezerva Federale, ka korrigjuar me reduktim të dukshëm parashikimin për ekonominë amerikane. Për këtë vit Banka Qendrore pret një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto prej vetëm 2.5 për qind.

Në qershor komisioni përgjegjës parashikonte një rritje mes 3 deri 3.5 për qind. Edhe parashikimet për tregun e punës janë më të zymta.

Gjatë vitit të ardhshëm kuota e papunësisë do të vazhdojë të jetë rreth 9 për qind, thuhet në protokollin e fundit të FED-it. Normalizimi i rritjes ekonomike, punësimit dhe inflacionit pritet fillimisht në pesë deri gjashtë vitet e ardhshme. /Telegrafi/