LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Shqetësim për rritjen e inflacionit

SHBA: Shqetësim për rritjen e inflacionit

Vendimi i Rezerves Federal për të injektuar 600 miliardë dollarë në tregjet financiare të Amerikës ka shkaktuar shqetësimin e ekonomistëve amerikanë.

Këta të fundit kanë deklaruar se zhvillimi afatgjatë i ekonomisë amerikane varet nga krijimi i besimit dhe sigurisë në sistemin financiar të këtij vendi dhe nga politikat tregtare në një kohë që vendimi i qeverisë për injektimin e parave në sistemin financiar, e dëmton rëndë këtë siguri dhe stabilitet.

Ata gjithashtu paralajmëruan se ky vendim shton rrezikun e rritjes së inflacionit në Amerikë.

Që prej fillimit të krizës ekonomike në SHBA në vitin 2007 në tregjet financiare të Amerikës janë injektuar mbi 1.7 trilion dollarë dhe me shtimin edhe të 600 miliard dollarëve kjo shumë arrin në mbi 2.3 trilion dollarë. /Telegrafi/