LAJMI I FUNDIT:

Rritet euro

Rritet euro

Monedha evropiane Euro dhe aksionet globale kanë shënuar rritje në vlerën e tyre, pasi tregjet mirëpritën ndihmën për Irlandën. Pas kësaj marrëveshje e cila u arrit të dielën Euro kapi vlerat e 1.276 dollar teksa indeksi i Nikkeit japonez arriti në 0.9 për qind, më e larta në pesë muaj.

Ministri irlandez i Financave, Brian Lenihan, tha se qeveria e tij mund të marrë më pak se 100 miliardë euro. Britania e Madhe dhe Suedia kanë ofruar kredi gjithashtu.

Analistët theksojnë se kriza e Irlandës ka sjellë recension dhe falimentimin e bankave të vendit. /Telegrafi/