LAJMI I FUNDIT:

Irlanda kërkon ndihmë financiare nga BE

Irlanda kërkon ndihmë financiare nga BE

Irlanda e futur thellë në borxhe kërkoi si vendi i parë i Eurozonës ndihmën e Fondit pwr shpëtim të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Qeveria në Dublin parashtroi kërkesën për një kredi emergjente, njoftuan ministrat e Financave të BE-së.

Mbështetja për Irlandën është e nevojshme, për të siguruar stabilitetin financiar si në Eurozonë ashtu dhe në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave të përfaqësuesve të BE-së, paketa shpëtimtare mund të arrijë deri në 90 miliardë euro, transmeton Dw.

Në kaudër të masave për shpëtimin e bankave, Irlanda është futur në një borxh rekord prej 32 për qind të prodhimit vendor bruto, ndërkohë që Bashkimi Evropian lejon maksimumi tre për qind. /Telegrafi/