LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi i odave të rajonit nevojë e kohës

Bashkëpunimi i odave të rajonit nevojë e kohës

Përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në takimin e mbajtur sot në Prishtinë kanë vlerësuar se bashkëpunimi ekonomik rajonal është nevojë e kohës. Në takimin e organizuar nga OEK-u u theksua se takimi i sotëm është vazhdimësi e memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar një vit më parë në Vlorë, me te cilin janë vu themelet e bashkëpunimit institucional ne mes të odave ekonomike të rajonit.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se duhet angazhim më i madh për bashkëpunimin rajonal. Ai tha se duhet të organizohen aktivitete të Përbashkëta siç janë panairet, udhëtimet e biznesit, bashkëpunimi për tu paraqitur bashkërisht në tregjet e treta dhe para institucioneve ndërkombëtare, harmonizimi i regjimit të taksave dhe shmangja nga taksimi i dyfishtë

Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, Ilir Zhila theksoi se tregjet e vendeve të regjionit janë shumë të vogla për të qenë pjesë e konkurrencës së tregjeve rajonale dhe ndërkombëtare. Sipas tij, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i odave ekonomike janë nën nivelin e bashkëpunimeve ndërshtetërorë të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Ndërkaq, Antoni Peshev kryetar i Këshillit Drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë tha se në aktivitetet e veta odat duhet të mendojnë në mënyrë globale por të sillen në mënyrë lokale.


Kryetari i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomikë të Malit të Zi, Pavle Radovanoviq ka thënë se OE e Malit të Zi është ë përcaktuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të regjionit duke theksuar se në ketë drejtim duhet shfrytëzuar marrëveshjen mbi tregti të lirë, CEFTA, duke ndikuar në ata që në kuadër të kësaj marrëveshje marrin vendime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori