LAJMI I FUNDIT:

Përurohet rruga ”Bill Klinton”

Përurohet rruga ”Bill Klinton”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, të dielën ka përuruar lëshimin në punë të rrugës së zgjeruar në Bulevardin “Bill Klinton”. Rruga tani ka nga tri korsi në të dyja drejtimet me gjithë infrastrukturën përcjellëse, ndërsa dy nënkalimet për këmbësorë ende nuk kanë përfunduar.

“Ne përmes kësaj e kemi krijuar një kolektor shumë të rëndësishëm të hyrjes në Prishtinë që vjen nga Peja, Shkupi, Mitrovica. Kalimi në këtë rrugë ka qenë një ngarkues shumë e madhe për zhvillimin normal të komunikacionit kështu që do të kemi tash një nënkalim, i cili do të përcillet me një qendër të vogël tregtare prej shtatë lokaleve me ashensor, që është një prej nënkalimeve më bashkëkohore që është ndërtuar për herë të parë në Prishtinë”, tha Mustafa me rastin e përurimit.

Ai premtoi se shumë shpejtë do të jenë gati edhe nënkalimet për këmbësorë. “Unë mendoj se për dhjetë ditë, siç më është thënë, mundë të kalojnë qytetarët në pjesën e poshtme, ndërkaq, i tërë nënkalimi llogaritet që mund të bëhet deri në vitin e ri që të jetë i gatshëm”, shtoi Mustafa.

I tërë ky projekt ka kushtuar rreth 3 milionë euro. /rtk/telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori