Ekonomia joformale në Kosovë, ende është e pranishme në përmasa të mëdha në Kosovë dhe Qeveria në dorëheqje, gjatë tri viteve të qeverisjes së vendit nuk ka arritur që të ulë nivelin e këtij fenomeni ekonomik, thonë njohës të kësaj çështjeje. Ky fenomen sipas tyre, po ndikon në shuarjen e shumë kompanive në Kosovë.
Qeveria në dorëheqje nuk ka arritur që ta luftojë në mënyrë efikase ekonominë joformale, me gjithë premtimet që kishte dhënë për këtë çështje, me marrjen mandatit në vitin 2007, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike.
Alban Hashani, nga Instituti “Riinvest”, pohon se me gjithë përpjekjet e Qeverisë në dorëheqje për të ulur nivelin e kësaj dukurie, në luftimin e ekonomisë se paligjshme nuk është bërë punë e mjaftueshme. “Premtimet kanë qenë shumë të mëdha, konsideroj se nuk është punuar mjaftueshëm për ta luftuar joformalitetin, sepse hulumtimet tona tregojnë se kompanitë ende ankohen se joformaliteti është i madh, i cili dëmton konkurrencën fer. Rrjedhimisht, kjo dëmton tregun duke krijuar një mjedis jo atraktiv edhe për investitorët e huaj”, thekson Hashani.
Viteve të fundit edhe Aleanca Kosovare e Biznesit, është marrë më hulumtimin e ekonomisë joformale. Agim Shahini, kryetar i kësaj aleance, thotë se niveli i ekonomisë joligjore ende mbetet në nivelin e njëjtë para vitit 2007.
“Sipas hulumtimit që ka bërë Aleanca Kosovare e Biznesit me USAID-in, në vitin 2007, ka dalë se ekziston joformaliteti në Kosovë mbi 35 për qind dhe ky është një shqetësim. Shqetësimi më i madh është se nga ajo kohë e këndej, pak është marrë me luftën kundër joformalitetit dhe me luftën kundër kontrabandës”.
Përqindja e lartë e ekonomisë së paligjshme po e dëmton ekonominë e ligjshme dhe konkurrencën në tregun kosovar, thekson Shahini, duke shtuar se ky fenomen ekonomik po ndikon në shuarjen e shumë bizneseve formale në vend. “Ky është një shqetësim i madh për të gjithë qytetarët e Kosovës, kur merret parasysh se shteti ynë është më i riu, kërkon disiplinë fiskale, kërkon mbështetje buxhetore dhe këto ne po i humbim duke mos e luftuar joformalitetin”, thekson Shahini.
Edhe eksperti Hashani shpreh këtë shqetësim, pasi, siç thotë ai, përqindja e lartë e ekonomisë të paligjshme, detyrimisht po obligon kompanitë e ndryshme formale, që të futen në joformalitet, në mënyrë që të mbijetojnë.“Rrjedhimisht, besoj se duhet të bëhet më shumë, në mënyrë që ky joformalitet të zvogëlohet dhe t’u lejohet kompanive që të konkurrojnë në mënyrë të drejtë. Në të kundërtën, kjo e ka edhe efektin tjetër negativ, që që edhe ato kompani, të cilat kanë qenë si lojtarë fer, të futen në joformalitet në mënyrë që të mbijetojnë”, shprehet Hashani.
Ekonomia joformale, në masë të madhe, pengon edhe investimet e huaja, pasi investitorëve potencialë u intereson të veprojnë vetëm në shoqëritë ku sundon ligji dhe me një nivel të lartë transparence. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!
Ka mbetur edhe një muaj deri në Samitin e Sigurisë Adria 2024 – Regjistrohuni tani falas
“I kam lënë 15 milionë euro në konto”, “Keqpërdorime të detyrës” – “Trepça” përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë