LAJMI I FUNDIT:

Problemet politike e bëjnë të pamundur kryesimin e CEFTA-s

Problemet politike e bëjnë të pamundur kryesimin e CEFTA-s

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka deklaruar se në vitin 2010, në aspektin zhvillimit ekonomik të Kosovës, janë prioritetizuar disa projekte të rëndësishme, siç janë: fillimi i ndërtimit të autostradës dhe koncesionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas tij, këto prioritete kanë rëndësi për zhvillim ekonomik. Mirëpo, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme, pasi infrastruktura fizike është vetëm një nga parakushtet për zhvillim ekonomik. “Reformat sektoriale, ligjore dhe sundimi i ligjit janë disa aspekte në të cilat kemi ngecje. Jemi në disfavor në raport me vendet e rajonit dhe në fakt këto janë pengesa kryesore për tërheqjen e investitorëve”, ka vlerësuar ai, për Epokën e Re.

Sipas sekretarit të OEK-ut, problemet politike dhe juridike ndërkombëtare të muajve të fundit që i ka Kosova e bëjnë të pamundshme kryesimin e CEFTA-s nga ana e Kosovës. “Çdo variant ku UNMIK-u faktorizohet në CEFTA, siç ka pasur tendenca, është në dëm të procesit dhe shkelje e Kushtetutës së Kosovës”, ka potencuar ai.

Privatizimi i PTK-së, sipas tij, është proces që nuk mund të ndalet. “Shitja e PTK-së është proces i pakthyeshëm. Ngjarjet e reja kanë ndikuar në planin dinamik të shitjes së aksioneve të këtij aseti publik, mirëpo të gjitha parashikimet kohore na bëjnë me dije se do të përfundojë vitin tjetër. Çdo vendimmarrje e paqartë dhe e ngadalshme rreth PTK-së do të krijojë percepcion negativ tek investitorët dhe do të ketë efekt negativ në këtë proces”, është shprehur Rukiqi,


Ndërkaq, për tatimin që Qeveria e Shqipërisë ka vënë për patatet nga Kosova, Rukiqi ka tha se kjo është një barrierë që bie në kundërshtim me CEFTA-n. Kurse për rritjen ekonomike të parashikuar nga Qeveria e Kosovës dhe organizmat e tjerë, Rukiqi beson se me investimet kapitale të planifikuara për vitin tjetër, ky projeksion është pothuajse i saktë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori