LAJMI I FUNDIT:

Koncesionari e merr me kohë Aeroportin

Koncesionari e merr me kohë Aeroportin

Kriza e tanishme institucionale e krijuar në vend nuk mund të sjell implikime në procesin e koncesionimit me kohë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP). Zyrtarë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF), thanë se marrja e kompetencave në ANP nga koncesionari i ri, do të bëhet sipas kohës dhe planeve të parapara.

Donat Alaj, këshilltar teknik në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave(MEF), tha se kontrata me koncesionarin është e nënshkruar dhe me kohë do të kaloj nën menaxhim të tyre Aeroporti. “Situata politike nuk mund të ndikoj në procesin e koncesionimit të ANP-së, pasi që kontrata është e nënshkruar dhe Partneri Privat i ka 180 ditë të përmbush kushtet paraprake para se kontrata të hyn në fuqi”, tha Alaj.

Përderisa, në ministri thonë se situata politike e krijuar në vend, nuk mund të sjell ndikim në këtë proces, ekspertë të çështjeve ekonomike e vënë në dyshim implementimin e këtij projekti me kohë.

Alban Zogaj nga Instituti “Riinvest”, tha se kriza e fundit institucionale në Kosovë pa dyshim se do të ndikoj në shumë projekte madhore në vend që kanë filluar të implementohen “E tëra kjo krizë e krijuar nga prishja e koalicionit qeveritar, pa dyshim se do të ndikoj në koncesionimin e ANP-së, edhe pse ai projekt ka përfunduar, mirëpo tani pranim dorëzimi i kompetencave nga vendorët tek koncesionari normalisht se do të shtyhet deri të krijimi i Qeverisë së ardhshme e kjo tek pas zgjedhjeve”, tha ai.
Sipas Zogajt çdo vonesë në implementim të menaxhimit mund t’i dekurajoj investitorët.


Edhe Musa Limani, thotë se situata politike e krijuar në vend shprehet në të gjitha rrjedhat ekonomike,e po ashtu edhe në atë të ANP-së. ”Kjo situatë do të sjell efekte negative, sepse ata të cilët janë të interesuar për të investuar kapitalin e tyre dhe normalisht koncesionari i ri i ANP-së veç ka hy në arazhman me Institucionet e Kosovës, dhe mendoj se kriza tani do të ketë efekte mjaft negative në këtë drejtim”, tha Limani.

Qeveria e Kosovës dhe Konzorciumi “Limak Aeroports de Lyon Consortium”, me 12 gusht kanë nënshkruar kontratën për dhënien me koncesion të ANP-së. /Lajm/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori