LAJMI I FUNDIT:

USAID ndihmon të rinjtë për punësim profesional

USAID ndihmon të rinjtë për punësim profesional

Mbështetja e USAID-it ofruar për trajnimin dhe programet e praktikës për studentët e universitetit, ka rezultuar në punësimin profesional të 75 të rinjve.

Drejtor i KPEP-it, Mark Wood, tha se USAID-i e konsideron zhvillimin e fuqisë punëtore si strategji kryesore në përmirësimin e pozitës konkurruese të kompanive dhe sektorëve të Kosovës.

“Për t’iu ofruar studentëve, të papunëve dhe të punësuarve aktualë shkathtësitë të cilat i përshtaten më mirë biznesit, Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë ka organizuar disa programe të praktikës”, tha Wood.

Trajnimi dhe programi i praktikës në kontabilitet dhe financa, i implementuar nga Shoqata për Shërbime Financiare dhe Kontabilitetit (AFAS), ka inkuadruar 103 studentë të ekonomisë. Këta studentë kanë ndjekur programin e trajnimit dhe u vendosën si praktikantë nëpër banka dhe institucione mikrofinanciare. Deri më sot, 59 studentëve u janë vazhduar kontratat.


Nga programi i praktikës për fusha të ndryshme, i implementuar nga World University Service – Austria (WUS – Austria), përfituan 40 studentë. Këta studentë u vendosën në ministri dhe drejtori të ndryshme komunale të pesë komunave. Deri më tani, 2 prej tyre u është ofruar mundësi punësimi permanent.

Programi i praktikës për sektorin e prodhimeve të qumështit, i implementuar nga Nisma për Zhvillim të Bujqësisë së Kosovës (IADK), ka inkuadruar 15 praktikantë: 10 studentë fillestarë dhe 5 mentorë, të cilët ishin zgjedhur nga pilot grupi i programit të vitit 2009. Programi prapë dëshmoi të jetë shumë i suksesshëm për shkak se edhe cilësia e qumështit të prodhuar nga fermerët, që ishte po ashtu pjesë e programit, është përmirësuar.Po ashtu ka pasur edhe programe dhe trajnime të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori