LAJMI I FUNDIT:

Buxheti 2011: Pasojat e zvarritjes

Buxheti 2011: Pasojat e zvarritjes

Buxheti i Kosovës për vitin 2011, sipas të gjitha gjasave, nuk do të arrijë të miratohet gjatë këtij viti, thonë udhëheqës të Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës dhe ekspertë për çështje ekonomike. Këta të fundit shprehin drojën se shtyrja e miratimit të buxhetit mund të ketë implikime në mbarëvajtjen e aktiviteteve ekonomike.

Ndonëse Ministria e Ekonomisë dhe Financave tashmë ka deklaruar se ka përgatitur projektbuxhetin për vitin 2011, anëtarë të Komisionit për Buxhet thonë se Qeveria nuk e ka dorëzuar ende atë në Kuvendin e Kosovës.

Gani Koci, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, thotë se afati i fundit për dorëzim të projektbuxhetit ishte data 30 tetor.

Koci nuk beson se buxheti mund të miratohet gjatë këtij viti. Sipas tij, nëse në seancën e së martës Kuvendi voton pro mocionit të votëbesimit të Qeverisë, miratimi i buxhetit për vitin 2011 do të bartet të përbërja e re e legjislativit, që pritet të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme. /Rel/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori