LAJMI I FUNDIT:

Kosova paguan borxhet shtetërore

Kosova paguan borxhet shtetërore

Realizimi i shumë projekteve të mëdha ka bërë që borxhet shtetërore të Kosovës të rritën. Përveç borxheve, vendi ka pasur edhe donacione të huaj për projekte të ndryshme kapitale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF), Muharrem Shahini tha se borxhet aktuale të Qeverisë së Kosovës janë kogja të shumta. Ai ka treguar se borxhet kanë filluar të kthehen.

Qeveria e Republikës së Kosovës aktualisht ka këto borxhe, borxhin e trashëguar i cili përbëhet prej huas së Bankës Botërore dhe ka hyrë në fuqi me 29 qershor 2009. Ky borxh ishte në shumë prej 381 milionë e 208 mijë e 965.90 euro të cilat kanë filluar të shlyhet nga viti 2009.

“Pagesa e këtij borxhi bëhet në dy këste vjetore, më 15 mars dhe 15 shtator afati i kthimit është deri më 15 shtator 2031. Momentalisht shuma e papaguar e këtij borxhit është 237 milionë e 675 mijë e 765.90 euro”, theksoi zëdhënësi Shahini.


Ai ka treguar se në funt të majit Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen për huazim në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kfw për projektin 400 kV linjës së transmisionit në mesë Kosovës dhe Kosovë– Shqipëri.

Shuma totale e financimit të këtij projekti do të jetë 33.5 milionë euro, sipas tij, prej tyre, kontributi financiar do të jenë 16.5 milionë euro, si dhe një kredi prej 17 milionë euro.

“Ministria e Ekonomisë dhe Financave është në përfundim e sipër të një strategjie për borxhet, e cila do të quhet ‘Strategjia e Borxhit Shtetërorë të Republikës së Kosovës 2011-2013’”, tha Muharrem Shahini. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori