LAJMI I FUNDIT:

Kriza institucionale bllokon koncesionimin e Aeroportit

Kriza institucionale bllokon koncesionimin e Aeroportit

Koncesionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës u është bashkuar projekteve të bllokuara, si pasojë e prishjes së koalicionit qeveritar. Koncesioneri i ri nuk do të mund të marrë nën menaxhim ANP-në në kohën e duhur.

Ligji për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigimit ajror ka lënë peng ndarjen e këtij shërbimi nga shërbimet e Aeroportit. Zyrtarët e Njësisë për Partneritet publiko-privat mohojnë të jetë pengesë ky ligj për marrjen nën menaxhim të Aeroportit nga “Limak Kosovo Internacional Aeroport J.S.C”.

Mirëpo në mungesë të ligjit shërbimi i kontrollit ajror nuk është ndarë si njësi e veçantë, andaj dhe koncesioneri i ri nuk mund të marrë nën menaxhim edhe këtë shërbim, asetet që priten të ndahen nga Aeroporti, si dhe 245 punëtorë, që kanë mbetur jashtë listës së punëtorëve të koncesionerit të ri. “Ndarja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nuk ka filluar për shkak se Parlamenti i Kosovës ende nuk e ka miratuar Ligjin mbi ndarjen e kontrollit të trafikut ajror nga Aeroporti dhe me pas krijimin e grupeve punuese për ndarjen e pasurisë në mes të këtyre dy institucioneve”, konfirmon zëdhënësi i APN-së, Altin Ahmeti.

Këshilltarja ligjore në njësinë e PPP-së, Nora Bakalli, thotë se themelimi i kësaj agjencie nuk pritet të ketë ndonjë ndikim në fillimin e menaxhimit të Aeroportit nga partneri privat.
Sipas saj, Ligji për themelimin e agjencisë për shërbimet e navigimit ajror është sponsoruar nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
Zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit thonë se ligji është punuar.


Në Qeveri thonë se ligji ka ardhur, por se Qeveria tash e dy javë nuk ka mbajtur mbledhje për ta proceduar atë në Kuvend. “Qeveria nuk ka mbajtur mbledhje tash dy javë”, tha Memli Krasniqi, zëdhënës i Qeverisë. Sipas procedurave të rregullta, pas miratimit të ligjit në Qeveri, duhen dy muaj që një ligj të jetë i aplikueshëm.

“Në Parlament nuk ka ardhur një ligj i tillë. Edhe nëse arrin këtyre ditëve nuk besoj që mund të procedohet gjatë këtij mandati parlamentarë”, thotë Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit parlamentar për Telekomunikacion.

Sipas kontratës, kompania “Limak” merr nën menaxhim Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës 180 ditë pas nënshkrimit të kontratës, që i bie fillimi i muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Të dhënat e ofruara nga Aeroporti tregojnë se koncesioneri i ri nuk i ka pranuar 65 punëtorë të Aeroportit duke ia lënë barrë agjencisë së re, që do të krijohet. /Koha Ditore/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori