LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shala merr pjesë në Forumin për Tregti në SHBA

Ministri Shala merr pjesë në Forumin për Tregti në SHBA

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në Forumin e parë për Tregti dhe Investime SHBA-Kosovë, që u mbajt të merkurin në New York, i cili është organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA dhe Developing Market Associates.

Pjesëmarrës në këtë forum ishin edhe përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Rosemary Di Carlo, kongresmeni amerikan, Eliot Engel, drejtoresh e Bankës Botërore dhe Koordinatore Regjionale për Evropën Juglindore, Jane Armitage dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues të biznesit kosovar dhe ati amerikan.

Ministri Shala, tha se ky forum tregon se sa janë të përkushtuara SHBA-tw për të ndihmuar shtetin e pavarur të Kosovës. “Ftoj investitorët dhe partnerët tregtarë të takohen me delegacionin e lartë qeveritar nga Kosova në mënyrë që të informohen më nga afër për mundësit që ofron ky vend për tregti dhe investime”, tha ai.

“Kosova ka një sistem tatimor shumë të përshtatshëm për investime, ka një potencial të madh mineralesh, bujqësor dhe një forcë punëtore të re. Është në pozitë shumë të mirë për zhvillim të sektorit privat në fushatë si energjia, infrastruktura, teknologjia e informative dhe industria bujqësore”, theksoi ministri Shala


Ai më tej shtoi se thellimi i marrëdhënieve tregtare dhe zhvillimi ekonomik ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për investitorët që kanë për qëllim të zgjerojnë interesin e tyre në Kosove dhe rajon. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori