LAJMI I FUNDIT:

Deri më tani shtatë milionë euro për shpronësim

Deri më tani shtatë milionë euro për shpronësim

Qeveria e Kosovës ka paguar rreth shtatë milionë euro për shpronësim të pronave, nëpër të cilat parashikohet të kalojë autostrada Vërmicë - Merdar, ndërkaq për këtë qëllim, sipas tyre, janë ndarë mbi 15 milionë euro, shumë kjo e cila do t’iu ndahet pronarëve të tokave pas përfundimit të procedurave. Në anën tjetër, zyrtarët e kompanisë që janë duke i kryer punimet e autostradës, thonë se punimet janë duke u realizuar në trasenë ku janë bërë shpronësimet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet kompetente kanë filluar shpronësimin e tokave, nëpër të cilat parashihet të kalojë autostrada Vërmicë – Prishtinë. Shpronësimi i tokave ka filluar të bëhet nga komuna e Prizrenit, ku do të shpronësohen mbi 240 hektarë tokë.

Nga kjo sipërfaqe, 160 hektarë janë pronë private, ndërsa 80 hektarë janë tokë shoqërore. Zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Muharrem Shahini, tha se për shpronësimin e pronave të paluajtshme janë ndarë 15,890,434.00 euro. Deri tani pronarëve për tokat e paluajtshëm në këtë proces të shpronësimit janë rreth 7 milionë euro.

Sipas tij, aktualisht në zyrën e vlerësimit të pronave të paluajtshme të gjitha lëndët e kompletuara me dokumentacion sipas procedurave, janë dërguar për ekzekutim në sektorin për buxhet dhe financa.


“Procesi i shpronësimit deri më tani ka ecur shumë mirë. Departamenti i tatimit në pronë është në kontakt edhe me pronarët që iu bëhet vlerësimi i tokave dhe është duke iu ndihmuar me të gjitha procedurat që ata kanë nevojë”, theksoi Shahini.
Përfaqësues të kompanisë “Bechtel & Enka”, thonë se gjithçka është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe punimet po vazhdojnë. Ela Ruçi, zëdhënëse e kompanisë tha se po punohet në gjithë trasenë në seksionin e dytë dhe të tretë, aty ku Qeveria ka bërë shpronësimet në 24 kilometrat.

Në anën tjetër, autoritetet kosovare janë deklaruar tashmë se nga fillimi i punimeve e deri në fund të vitit 2011, Kosova do të investoje në autostradë 405 milionë euro.

Nga kjo shumë, këtë vit do të harxhohen 130 milionë euro, ndërsa nga buxheti i vitit tjetër do të shpenzohen 275 milionë euro. Pjesa tjetër e të hollave pritet t’i jepet ndërtuesit pjesë-pjesë, por jo më larg se deri në fund të vitit 2011.

Këshilltari në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Endrit Shala, tha se një pjesë të pagesës e kanë kaluar në duart e kompanisë “Bechtel & Enka”.

“Pagesa bëhet me situacione. Varësisht sa punë kryejnë, aq paguhen. Sa punon kompania, aq edhe paguhet. Është një plan dinamik dhe në bazë të realizmit të planit të punës, paguhet kompania”, bën të ditur Shala.

Autostrada Vërmicë – Prishtinë – Merdar do të lidhet me auto-udhën Durrës – Morinë dhe do të jetë arteria kryesore e vendit për lidhje me Adriatikun. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori