LAJMI I FUNDIT:

Rriten kërkesat për shërbimet e PTK-së nëpër enklava

Rriten kërkesat për shërbimet e PTK-së nëpër enklava

Shërbimet dhe produktet e VALA-s si dhe aksioni i PTK-së për shpërndarjen e SIM kartelave për konsumatorët e nacionalitetit serbë, kanë pasur efektin e duhur për faktin se pas zbritjes së çmimit të thirrjeve drejt operatorëve mobil në Serbi për 50 për qind, VALA është mirëpritur nga konsumatorët e minoriteteve të ndryshme në Kosovë.

Zyrtarë të PTK-së kanë bërë të ditur se deri më tash mbi 14 mijë SIM kartela janë shpërndarë nëpër vendbanime të ndryshme me minoritete.

Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Komunikim në PTK gjatë një konference për media në Qendrën Mediale në Çagllavicë, tha se aktualisht nëpër enklava funksionojnë tetë pika shitëse, ndërkohë që interesimi është çdo ditë në rritje për shërbimet e PTK-së dhe kjo shihet edhe në bazë të raporteve financiare që vijnë nga pikat shitëse nëpër këto vendbanime.

“Prej fillimit të këtij viti e deri më sot, ka pasur në vazhdimësi kërkesa për instalime të reja nëpër vendbanimet serbe, përfshirë Graçnicën me 28 kërkesa, Gorazhdeci me 12, Vitomirica me 50 kërkesa, Kllokoti me 38 kërkesa, Brezovicë me 5 kërkesa, Reqani me 1 kërkesë, Mamusha me 36 kërkesa, Hoqë e Madhe me 40 kërkesa, etj”, theksoi Menduh Abazi.


Nga ana e saj, Rada Trajkoviç, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë ka bërë të ditur se aksioni i ART-së për ndërprerjen e funksionimit të rrjetit të telefonisë së huaj në Kosovë, ka sjellë probleme të shumta në komunikimin e lirë.

“Intervenimi i ART-së ka sjellë probleme të shumta dhe unë mendoj se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë në këtë drejtim në mënyrë që komunikimi midis njerëzve të jetë i lirë dhe i papenguar”, pohoi Trajkoviç.

Ndërkaq, Visar Halimi, zyrtar nga ART-ja ka tërhequr vërejtjen se të gjithë operatorët ilegalë në Kosovë do të luftohen në vazhdimësi.

“Aksioni ynë nuk ka absolutisht asnjë konotacion politik, mirëpo synimi ynë në bazë të kompetencave dhe autorizimeve ligjore është shkyqja e të gjithë operatorëve të huaj që operojnë në mjedise të ndryshme të vendit”, tha Halimi.
PTK pas largimit të operatorëve ilegalë ka ofruar shërbime shumë cilësore me një çmim shumë të lirë për të gjithë konsumatorët pa dallim, duke përfshirë edhe ata të nacionalitetit serbë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori