LAJMI I FUNDIT:

Tuneli i Kalimashit tash i plotë

Tuneli i Kalimashit tash i plotë

Është përurua të premten hapja e krahut të dytë të tunelit të Kalimashit, pjesë e autostradës Durrës-Morinë, rrugë kjo e cila lidhë Shqipërinë me Kosovën.

Tashmë, tuneli do të funksionojë i plotë me të dy krahët e tij, duke lejuar qarkullimin e
lirshëm pa pasur nevojë për pritje në hyrje të tij.

Ministrat e transportit të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Sokol Olldashi dhe Fatmir Limaj, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së plotë të tunelit dhe po kështu edhe ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha.

Ministrat Olldashi e Limaj, theksuan se kjo rrugë është shumë e rëndësishme dhe bënë që Shqipëria dhe Kosova të jenë më afër se kurrë.


Kompania “Bechtel-Enka” përfundon kështu punën e saj në autostradën Durrës-Kukës, që lidh Shqipërinë me Kosovën, për tu zhvendosur përfundimisht me pajisjen dhe stafin e saj në pjesën kosovare të autostradës.

Investimi në këtë autostradë është nga investimet më të mëdha të bëra dekadat e fundit në Shqipëri, por njëkohësisht ka rritur borxhin e jashtëm të Shqipërisë për shkak të kredive të marra për shkak të kredive të marra për përfundimin e punimeve /Telegrafi/.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori