LAJMI I FUNDIT:

KEK i përgatitur për dimër

KEK i përgatitur për dimër

Pavarësisht se kanë filluar reduktimet e energjisë elektrike, nëpër vende të ndryshme të vendit, zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) thonë se janë mjaft të përgatitur për dimër. Sipas tyre me remontet të cilat janë bërë nëpër disa blloqe dhe kontratat për blerjen e energjisë, i bënë ata optimistë se do të kenë rrym të mjaftueshme për konsumatorët që paguajnë faturat.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka treguar për Telegrafi, se ata gjatë verës kanë bërë riparimin e të gjitha njësitë që mund të prodhojnë energji elektrike. “Tashmë të gatshme janë dy blloqet e TC ‘Kosova B’ B1 dhe B2 si dhe njësitë A3, A4 dhe A5 të TC ‘Kosova A’. Njësitë B1 dhe B2 prodhojnë 10 për qind me tepër pas ndërrimit të rotorëve të turbinës. Kapaciteti total shkon në 950 megavat orë”, tha ai.

Por, sipas Buzhalës, një bllok i TC “Kosova A” është në vazhdimësi rezervë për ta rritur sigurinë e prodhimit për shkak të vjetërsisë së blloqeve dhe ndikimit në ambient.

“Kemi edhe tri lloje të kontratave afatgjata për import të energjisë elektrike, përkatësisht për energji elektrike të moduluar (nga ora 7:00- 23:00), për energji elektrike të kohës në orët e konsumit maksimal dhe për energji emergjente”, tha zëdhënësi Viktor Buzhala.


Ai ka treguar se kanë rritur bashkëpunimin edhe me kompanitë në rajon për të rritur shkëmbimet energjetike. “Kjo është një përgatitje në vazhdën e përmirësimeve të mëtutjeshme që janë bërë vazhdimisht kohën e fundit. Tash, ata që paguajnë faturat e tyre kanë energji elektrike, ndërsa ata që nuk paguajnë apo e keqshfrytëzojnë atë nuk do të kenë, sepse do të jenë të shkyçur nga rrjeti”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori