LAJMI I FUNDIT:

Shala: Nuk sugjerojmë rritje pagash

Shala: Nuk sugjerojmë rritje pagash

Buxheti i vitit 2011 do të ketë ngushtime dhe tkurrje të mëdha nëse procesi i shitjes së Postë –Telekomit të Kosovës vonohet. Deklarimet për rritje të pagave për sektorët socialë, mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësorë do të mbesin vetëm deklarime nëse PTK-ja nuk shitet sa pritet.

Megjithatë, gjatë 2011, sipas parallogaritjeve buxhetore, pritet të bëhen shkurtime buxhetore për të gjithë sektorët, me përjashtim të transportit dhe të energjisë. Në një intervistë të dhënë për “Kohën Ditore”, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ka thënë se buxheti i shtetit do të varet ngushtë edhe nga “infuzionet” që do t’i marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Komisioni Evropian.

“Ne kemi planifikuar që gjatë gjithë qarkut të vitit 2011 të hyrat nga procesi i privatizimit të jenë rreth 300 milionë euro”, thotë Shala. Kjo shpeshherë është keqkuptuar si vlerësim i aseteve të PTK-së dhe dua të sqaroj se ky nuk është një vlerësim, por është një prognozë shumë pesimiste, nëse mund të quajmë ashtu, do të thotë më e ulëta e mundshme, duke mos paragjykuar shkallën e aksioneve. Se sa do të jenë ato, ju e dini se ka pasur propozim për 51 për qind, 59 për qind, 67 për qind, dhe qind për qind. Ne për të qenë të sigurt kemi vënë pragun më të ulët të mundshëm të të hyrave nga ky proces dhe si të tillë e konsiderojmë të realizueshëm.

I pyetur se nga do të mbulohet dallimi midis shpenzimeve të parallogaritura për vitin 2011 prej rreth 1 miliard e 426 milionë eurove dhe të hyrave , po ashtu të parallogaritura, rreth 1 miliard e 106 milionë, ministri Ahmet Shala u përgjigj: nga të hyrat e rregullta, nga të hyrat e nivelit qendror dhe atij lokal, të cilat kanë performuar shkëlqyeshëm, nga ndihmat e donatorëve, që parashihen 30 milionë euro, kanë mbërritur sivjet në buxhet dhe 20 të tjera, i presim deri në fund të vitit.


Po ashtu në vitin e ardhshëm i presim rreth 70 milionë të hyra euro nga donatorët dhe një performim më të mirë të të gjitha këtyre institucioneve gjegjëse, të cilat janë konform të reflektuara në prognozat tona buxhetore.

Shala shprehet i bindur se nuk do të ketë krizë buxhetore. “Në të gjitha parashikimet, madje edhe në buxhetin për vitin 2013, nuk shihet asnjë problem deficitar, në qoftë se jemi të kujdesshëm në aprovimin e disa ligjeve sociale. Në një anë, në rritjen e investimeve publike, në ruajtjen e dinamikës së proceseve që lehtësojnë ngarkesat buxhetore dhe thithin investimet e huaja dhe në anën tjetër me vënien nën kontroll që kanë paketa të mëdha sociale, siç janë Ligji i veteranëve të Luftës, Ligji i Punës, Ligji i Pensioneve, Ligji i Partive Politike, Ligji i Prishtinës. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që mos ta ngarkojmë barrën sa nuk e mban”, shprehet ai.

Sipas tij, programi i FMN-së do të mundësojë që 108 milionë euro të derdhen në balancën bankare, ndërsa në të njëjtën kohë donatorët, si Komisioni Evropian dhe Banka Botërore, do të derdhin paratë e premtuara për ndihmë të drejtpërdrejtë buxhetore të pakushtëzuar.

Ato janë 150 milionë euro nga Komisioni Evropian që do të vijnë në tri transhe, sivjet 50, vitin e ardhshëm 50 dhe vitin tjetër 50, dhe nga Banka Botërore 20 milionë dhe ka gjasa që t’i kemi edhe 5 ose 7 milionë më shumë, dhe këto bëjnë 210 milionë euro për tre vjet, 2010, 2011 dhe 2012. /Koha Ditore/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori