LAJMI I FUNDIT:

Ndryshohet Ligji i Partneritetit Publiko Privat

Ndryshohet Ligji i Partneritetit Publiko Privat

Ministria e Ekonomisë dhe Financave i ka pranuar kërkesat dhe sugjerimet nga Komisioni Evropian për ndryshimin e Ligjit për Partneritetin Publiko privat (PPP). KE-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndryshoj ligjin për PPP, për të qenë konform kërkesave të këtij komisioni.

Sipas ekspertëve të këtij komisioni ky ligj ka defekte dhe nuk shërben në të mirë të vendit. Ndërkaq,ekspertët e ekonomisë, vlerësojnë se kërkesat e KE-së duhet të merren seriozisht, duke pasur parasysh objektivat integruese të Kosovës.

Në MEF, thonë se kanë pranuar kërkesat dhe sugjerimet, por se këto ndryshime, ende nuk kanë filluar të bëhen. Lorik Fejzullahu, nga njësia për Partneritet Publiko Privat tha se në të ardhmen pritet që këto ndryshime të bëhen, dhe në këtë fazë planifikojnë që të gjitha brengat e KE-së ti adresojnë përmes legjislacionit sekondar.

“Ne i kemi pranuar të gjitha kërkesat dhe sugjerimet nga KE-ja dhe jemi duke shqyrtuar mundësitë më të mira dhe praktike të mundshme për akomodimin e sugjerimeve të KE-së. Me shumicën e sugjerimeve të cilat i ka ngritur komisioni mund të kompletohet ligji i PPP-së përmes draftimit dhe aprovimit të legjislacionit dytësor”, tha Fejzullahu.


Drejtori i hulumtimeve në Institutin’Riinvest”, Lumir Abdigjiku, tha se kërkesat e KE-së duhet të merren seriozisht, pasi qw nuk ka zgjidhje tjetër përveç partneritet të plotë sa i përket unifikimit të ligjeve konform kornizës ligjore të BE-së. PPP është njëra ndër alternativat më të mira të zhvillimit ekonomik të Kosovës. /Lajm/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori