LAJMI I FUNDIT:

Propozohen ndryshime në pakot tatimore për bujqësinë

Propozohen ndryshime në pakot tatimore për bujqësinë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) konsideron se ndryshimeve pozitive të cilat kanë ndodhur në uljen e vlerave të normave tatimore, si në të ardhura të korporatave, në të ardhura personale të ketë një pako të re fiskale që e stimulon biznesin u tha në takimin organizuar nga OEK-u në të cilin u bisedua lidhur me tatimin në produktet bujqësore.

Sekretari i përgjithshëm i OEK-ut Berat Rukiqi, tha se kanë filluar një dialog intensiv me MEF, me qëllim të identifikimin të sektorëve ku mund të bëhen ndryshime.

“Ky takim do të shërbej edhe më mirë t’i identifikojnë sektorët ku mund të bëhen këto ndryshime dhe në aspektet fiskale sidomos në çështjen e TVSH e cila tashme dy vite është duke u diskutuar”, tha Rukiqi.

Nashide Bajrami, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave tha se Qeveria e Republikës se Kosovës qe nga fundi i vitit 2008 ka adoptuar një agjendë, duke i dhënë një përkrahje të rëndësishme sektorit të bujqësisë.


“Gjithashtu jemi në vazhdimësi të adaptimit të një pakoje të re fiskale e cila do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të vendit e sidomos do të ndihmonte biznesin, ku vend i veçantë i është dhënë sektorit të bujqësisë”, tha Bajrami.

Ndërkaq, Halit Hoxhaj, këshilltar i ministrit të MBPZHR tha se kjo Ministri ka prioritet të vetin si t’ ia rrisë aftësinë konkurruese bizneseve dhe prodhimeve kosovare, karshi importeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori