LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja mbyll një subjekt të lojërave të fatit dhe tetë njësi

ATK-ja mbyll një subjekt të lojërave të fatit dhe tetë njësi

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), përkatësisht Drejtorati i Lojërave të Fatit, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), si dhe me asistim të Policisë së Kosovës, gjatë një aksioni për mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren me aktivitete të Lojërave të Fatit në Komunën e Prishtinës.

Një aksion i tillë është ndërmarrë me qëllim zbatimin e plotë të Ligjit Nr. 2004/35, për Lojërat e Fatit. Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e një subjekti të lojërave të fatit dhe tetë njësive të vendosura nëpër lokacione të ndryshme.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, MTI-së dhe PK-së, janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike.


Gjithashtu, ATK-ja, ka për synim që të ngritë shkallën e bashkëpunimit me shumë institucione të tjera që merren me zbatim të ligjit, në mënyrë që sa më shumë të ndikojë në uljen e ekonomisë informale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori