LAJMI I FUNDIT:

Të premten nis ngrohja

Të premten nis ngrohja

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Termokos”, njoftoni se të premten, do të nis sezoni ngrohës 2010/2011. Sipas një njoftimi për media me gjithë përgatitjet e duhura teknike, duke parë situatën aspak të mirë financiare në të cilën gjendet aktualisht “Termokos”-i, mbarëvajtja e sezonit ngrohës nuk garantohet po qese nuk sigurohen mjete financiare nga inkasimi dhe nga përkrahja institucionale.

Ndërmarrja Publike “Termokos”, ka kërkuar tashmë dhe do të vazhdoj të kërkoj mjete shtesë ndihme nga Qeveria, përmes Kuvendit Komunal të Prishtinës, në mënyrë që ti tejkalojmë problemet financiare.

Përkundër të gjitha përgatitjeve teknike dhe nënshkrimit të kontratës për furnizim me mazut,”Termokos” nuk mund të funksionoj nëse nuk kemi mjete shtesë për të paguar lëndën djegëse mazutin, pasi që subvencionet nga Buxheti i Kosovës për vitin 2010 janë për 36 për qind më pak, krahasuar me sezonet e kaluara, kurse çmimi i mazutit për ton, është shumëfishuar.

Zakonisht sipas parashikimeve të Departamentit të Prodhimit, për një sezone ngrohëse harxhohet rreth 15 mijë ton mazut, porse çmimi varet zakonisht nga Berëza botërore. Duke bërë krahasimet me sezonet e kaluara, tani çmimi i një ton mazuti në Berëzën Botërore është 560 euro me TVSH, ndërsa para dy sezoneve ka qenë 246 euro për ton.


Borxhi i konsumatorëve ndaj Termokosit është mbi 15 milion e 600 mijë euro, të cilat kapin periudhën 12/1999 deri në sezonin e fundit 2010. Vetëm për dy sezonat e fundit, borxhi i konsumatorëve është mbi 3 milion e 380 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori