LAJMI I FUNDIT:

Hapet Panairi i Prodhimeve Bujqësore

Hapet Panairi i Prodhimeve Bujqësore

Sektori i agrobiznesit ka nevojë për përkrahje maksimale të shtetit për zhvillimin e këtij sektori sepse ai ka potencial të bëhet shtyllë ekonomike, është thënë të mërkurën në hapje të Panairit të Prodhimeve Bujqësore të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku pjesëmarrëse në panair janë rreth 60 kompani.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se sektori i bujqësisë është duke u neglizhuar. Ai përmendi mungesën e një strategjie kombëtare për zhvillimin e bujqësisë.

Gërxhaliu theksoi se Kosova nga vendi që i mbulonte gati dy të tretat e nevojave të veta në ushqim, është shndërruar në importuesin më të madh rajonal të produkteve ushqimore për kokë banori, ku bujqësia participon sot vetëm me 2.8 për qind në produktin e përgjithshëm kombëtar.

“Kjo gjendje nuk mund të vazhdoj më, sepse nëse Kosova nuk ndërron qasjen e saj ndaj kësaj veprimtarie dhe nëse agrobizneset dhe bujqësisë në tërësi nuk i jepet statusi i prioritetit në zhvillimin ekonomik atëherë seriozisht do të rrezikojmë të ardhmen ekonomike”, tha Gërxhaliu.


Produktet bujqësore, sidomos ushqimi, po shndërrohen dita ditës në artikullin strategjik botëror, së bashku me energjinë dhe ujin, vlerësoi ai.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se duhet të fillohet me një etam të re, të zhvillimit të bujqësisë. Ai theksoi se synim i tyre është rritja e të ardhurave për fermerët si dhe zëvendësimi i produkteve të importit me produkte vendore.

“Ne sektorin e drithërave ne kemi shtuar mbështetjen financiare për 50 për qind ne sektorin e qumështit po ashtu kemi shtuar mbështetjen financiare për 50 për qind me ç’rast sivjet kemi rreth 3 mije fitues te rinj rreth 3 mijë blegtor të cilët janë të përkrahur nga skemat tona përkrahëse financiare dhe rreth 30 mijë krerë bagëtish të cilat në i kemi subvencionuar po ashtu në kuadër të sektorit të hortikulturës të njërit nga sektorët më strategjik kemi dyfishuar buxhetin “, tha ministri Stavileci.

Kurse Ministri i Integrimit Evropian Besim Beqaj, tha se duhet të punohet më shumë në cilësinë e produkteve. Panairi i prodhimeve bujqësore do të jetë i hapur deri më 16 tetor e shtunë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori