LAJMI I FUNDIT:

Dogana mbledhë mbi 499 milionë euro

Dogana mbledhë mbi 499 milionë euro

Doganat e Kosovës janë treguar goxha të suksesshme në mbledhjen e mjeteve financiare për buxhetin e shtetit. Deri në javën e 39 sipas zëdhënësit Adriatik Stavileci, Dogana e Kosovës ka mbledhur 499 milionë euro.

Me këtë trendë të grumbullimit të të hyrave nëpër pika kufitare, Doganat e Kosovës mund edhe të tejkalojnë planin e mbledhjes prej 702 milionë euro për këtë vit.

“Deri në javën e 39 Dogana e Kosovës ka mbledhur 499.3 milionë euro që për momentin është mbi planin për mbledhjen e të hyrave, kurse caku për këtë vit është 702 milionë euro. Ne besojmë se me këtë trend të mbledhjes së të hyrave dogana do të arrijë të tejkalojë projeksionin buxhetor për ketë vit”, tha Stavileci, për Telegraf.

Ai tha se sipas planit për mbledhjen e të hyrave kanë mbledhur më shumë se planifikimi buxhetor. Ndërkaq, në krahasim me vitin e kaluar kanë mbledhur 51.8 milionë më shumë apo në përqindje 11.6 për qind.


Për mbledhjen e të hyrave, sipas zyrtarëve doganor edhe më tej prinë pika kufitare në Hanin e Elezit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori