LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të mbështesin projektet për zhvillimin ekonomik të Kosovës

SHBA-të mbështesin projektet për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, gjatë qëndrimit në Uashington ka pasur takime në Departamentin e Shtetit Amerikan, ku u takua me Thomas Countryman, zëvendësndihmës Sekretar në Byronë për Çështje Evropiane si dhe me Don Rosenblone, Koordinator i Mbështetjes Amerikane për Evropë dhe Euro Azi.

Temë e këtij takimi ishte përkrahja politike e SHBA-ve në proceset kruciale, nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe mbështetja e Kosovës në realizimin e projekteve kyçe për zhvillimin ekonomik siç janë: projektet e telekomunikacionit, energjisë si dhe anëtarësimi i Kosovës në Institucionet Financiare Ndërkombëtare.

Ministri Shala gjatë takimit me Contryman edhe njëherë mori konfirmimin nga ai për mbështetjen e SHBA-së në proceset politike, të cilat pritet të ndodhin në të ardhmen, si dhe u sigurua se SHBA-të do ta mbështesin Kosovën në të gjitha fushat duke përfshirë projektet kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Gjithashtu, Contryman u përqendrua në rëndësinë e realizimit me sukses të projektit për privatizimin e PTK-së si dhe siguroj Qeverinë e Kosovës që së bashku me Bankën Botërore do të angazhohen në realizimin e suksesshëm të projektit për gjenerim të energjisë elektrike (Kosova e Re). /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori