LAJMI I FUNDIT:

Pa zgjidhje takimet e FMN-së

Pa zgjidhje takimet e FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u dha fund dy ditë takimesh të dielën në Uashington pa gjetur një zgjidhje rritjes së tensioneve rreth kursit të shkëmbimit të monedhave. Ndërkaq, Banka Botërore thotë se nuk beson që këto çështje të dominojnë diskutimet për zhvillimin në takimin e G20-s muajin e ardhshëm.

Në një komunikatë të lëshuar në përfundim të takimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar thuhet se FMN-ja zotohet të "shtojë punën e saj" në aspekte të tilla si disekuilibri global dhe lëvizjet në kursin e shkëmbimit të monedhave.

Drejtori i menaxhimit të FMN-së Dominik Shtraus-Kahn tha se udhëheqësit botërorë po diskutojnë çështjet që duhet. Por ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të efektshme për të arritur në miratimin e politikave.

Ndërsa udhëheqësit botërorë të financave nuk arritën të binin dakord për një strategji të re, Kryetari i FMN-së, ministri egjiptian i Financave, Jusuf Butros-Gali, tha se anëtarët ranë dakord se FMN-ja duhet të luajë një rol më të madh në trajtimin e mosmarrëveshjeve lidhur me monedhën.


Në komunikatën përfundimtare të FMN-së thuhet se duhen marrë masa të mëtejshme për të forcuar rregullat dhe kontrollin. Zoti Butros-Gali tha se kontrolli shumëpalësh është gjithnjë e më i nevojshëm, ndërsa ekonomitë integrohen përherë e më shumë.

Ndoshta këto çështje dominuan faktin se FMN-ja tha se rimëkëmbja ekonomike po vazhdon, edhe pse është delikate dhe jo e barabartë.

Në një konferencë shtypi të Komitetit për Zhvillimin të Bankës Botërore, Drejtori i Bankës Robert Zellik tha se nuk është i shqetësuar se çështjet e pazgjidhura të këtyre takimeve do të dominojnë bisedimet për zhvillimin të takimit të G-20 muajin e ardhshëm në Seul të Koresë së Jugut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori