LAJMI I FUNDIT:

PTK-ja nuk është e përgatitur për shitje

PTK-ja nuk është e përgatitur për shitje

Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerësoi të shtunën se ndër problemet kryesore në industrinë e telekomunikacionit në vend janë mungesa e kodit shtetëror për shërbimet e telefonisë dhe domenit kombëtar për shërbimet e internetit, nevoja për konsolidimin e operatorit publik të telefonisë PTK-së para se të bëhet privatizimi, mungesa e burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe financiare për teknologji informative dhe komunikuese etj.

LDD po ashtu problem konsideroi mungesën e një infrastrukture brez gjerë gjithëpërfshirëse për komunikime elektronike në tërë territorin e Kosovës, e ndërlidhur me të gjitha rrjetat e shteteve rajonale dhe më pastaj me rrjetat pan-evropiane dhe botërore të telekomunikacionit.

Kjo parti vlerësoi se industria e telekomunikacionit përbën një sektor të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës, duke siguruar burim kryesor të punësimit, dhe duke kontribuar me një pjesë të rëndësishme të Bruto Prodhimit Kombëtar, rreth 10% e GDP-së së Kosovës.

Sipas kësaj partie, shpërndarja e teknologjive dhe e rrjetave të avancuara në Kosovë është zhvilluar me një ritëm jo të rregullt dhe në mënyrë të pakoordinuar, me pasoja negative për disponueshmërinë dhe arritshmërinë e shërbimeve telekomunikuese.


“LDD me bindje të plotë mendon që PTK-ja duhet të vazhdojë me proceset e riorganizimit dhe ristrukturimit, me objektivë strategjike të shtimit të pronës (aseteve) dhe vlerës së tyre, uljes së shpenzimeve dhe rritjes së efikasitetit. Pas ristrukturimit dhe riorganizimit të PTK-së, LDD do të shqyrtojë mundësinë për pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK”.

Kjo parti mbështeti aksionin e ART për eliminimin e operatorëve ilegal ,ku si pasojë e operimit të paligjshëm të tyre janë shkaktuar humbje dhe dëme të mëdha për ekonominë e Kosovës si dhe në rregullimin e tregut të telekomunikacionit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori