LAJMI I FUNDIT:

VALA edhe me një shërbim të ri

VALA edhe me një shërbim të ri

Operatori publik VALA ka lansuar shërbimin më të ri që ka të bëj me njoftimin e konsumatorit për thirrjet e humbura në periudhën kur ka qenë jashtë rrjetit. Njoftimi sipas zyrtarëve të PTK-së, bëhet përmes një SMS-i pa pagesë, të cilin e pranon konsumatori posa të lidhet me rrjetin e Vala-s.

Për rastin kur konsumatori ndodhet si roaming mjafton të jetë i lidhur me ndonjërin nga rrjetet e operatorëve ndërkombëtar që Vala ka marrëveshje bashkëpunimi, ku një SMS tregon numrin, datën dhe orën e thirrjes. Po ashtu si karakteristikë e këtij shërbimi është se i grumbullon thirrjet nga i njëjti numër.

Sa për ilustrim: nëse gjatë periudhës kur keni qenë jashtë rrjetit të Vala-s, numri X ka tentuar tre apo katër herë të ju kontaktoj, atëherë posa të lidheni me rrjetin do të pranoni një SMS që tregon për numrin, datën dhe orën e thirrjes.

Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha, tha se lansimi i shërbimeve të reja të VALA-s, është edhe një dëshmi më shumë për përkushtimin maksimal të menaxhmentit në drejtim të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve dhe rritjes së vazhdueshme të numrit të tyre. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori