LAJMI I FUNDIT:

PTK-ja shitet vitin tjetër

PTK-ja shitet vitin tjetër

Zhvillimet e fundit politike do ta shtyjnë privatizimin e Post-Telekomit të Kosovës për vitin tjetër. Ministria e Ekonomisë dhe Financave pranon se pa një vendim të Kuvendit nuk do të këtë privatizim. Opsioni më i mundshëm, sipas deputeteve, është pas zgjedhjeve, që pritet të mbahen vitin tjetër.

Kompanitë e parakualifikuara për ta privatizuar Post-Telekomin e Kosovës duket se do ta presin vitin tjetër, për të kuptuar se cila prej tyre e ka fituar garën. Megjithatë, para kësaj, atyre iu duhet shumë durim, derisa Kuvendi i Kosovës ta japë fjalën e vet se a duhet të privatizohet kjo ndërmarrje.

Ndërkohë, pas zhvillimeve të fundit politike, deputetët mendojnë se vendimi pritet të vijë vetëm pas zgjedhjeve dhe në formën e rekomanduar nga Kuvendi.

Burime të Expressit kanë thënë se pas situatës së krijuar, pra heqjes se strategjisë nga rendi i ditës pa një afat, privatizimi i PTK-së përfundimisht do të shtyhet për vitin tjetër.


Veç kësaj, Qeverisë i ka dalë punë me Komisionin për Ekonomi të Kuvendit, i cili ka rekomanduar që të shiten 59 për qind e aksioneve, e jo siç thuhet në strategjinë e Qeverisë, 75 për qind e tyre.

Në Ministrinë e Financave, thonë se janë duke punuar në këtë proces dhe se situata politike nuk paraqet pengesë, pasi privatizimin e PTK-së e konsiderojnë më shumë si çështje teknike. /Express/Telegrafi/