LAJMI I FUNDIT:

Kosova pa rezerva shtetërore

Kosova pa rezerva shtetërore

Kosova, është i vetmi vend në rajon dhe në Evropë që funksionon pa ligjin mbi rezervat shtetërore, vlerësojnë ligjvënësit kosovarë dhe ekspertë të çështjeve ekonomike. Ata thonë se në mungesë të këtij ligji, autoritetet kosovare nuk kanë mundur të intervenojnë në raste të jashtëzakonshme, të fatkeqësive natyrore dhe rasteve humanitare. Miratimi i këtij ligji, nga ekspertët konsiderohet i një rëndësie strategjike.

Ligjvënës kosovarë dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, thonë se në mungesë të ligjit mbi rezervat shtetërore, qytetarët e Kosovës shumë herë nuk kanë mundur të gëzojnë mbështetjen e shtetit, në rast të fatkeqësive natyrore apo krizave të ndryshme ekonomike.

Ish – ministër i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, tha se Kosova është ekonomi e eurozonës, prandaj veprimet e matura janë thelbësore në përcjelljen e politikës fiskale. Sipas tij, mbajtja e rezervës për stabilitet është e rëndësishme si për kredibilitetin e politikave, po ashtu edhe për ekonominë në tërësi.

“Ka qenë një zbrazëti, një e metë e institucioneve në këtë drejtim që nuk kanë vepruar më shpejt. Kjo mund të kuptohet si faza e ndërtimi të institucioneve. Rezervat shtetërore, përveç që duhet të kenë një ligj, duhet të ndahet edhe një buxhet që të sigurohen këto rezerva”, tha Shatri.


Ndryshe, projektligji mbi rezervat shtetërore ka hyrë në procedurë, është miratuar në parim dhe aktualisht është në diskutim nëpër komisionet parlamentare.

Shkaktarë të mosmiratimit të këtij ligji, sipas Shatrit, kanë qenë disa mangësi që lidhen me koston, me përmbajtjen e mallrave dhe me atë se cilat nga ato mallra duhet të konsiderohen të domosdoshme për t’u mbajtur si rezerva shtetërore dhe sasia e tyre.

Ndërkohë, ekspertët e ekonomisë kërkojnë nga autoritetet kosovare që t’i përmbushin obligimet kushtetuese dhe institucionale ndaj qytetarëve të vet dhe t’iu dalë në ndihmë në raste emergjente.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Musa Limani, thotë se pa rregullimin e mekanizmave legjislativë autoritetet kosovare nuk do të mund të intervenojnë. “Për të bërë një gjë të tillë, Qeveria duhet të ketë rezerva shtetërore. Në çdo vend të botës rezervat shtetërore janë të obligueshme dhe përcaktohen me ligj, prandaj edhe të ne duhet të ketë ligj, i cili aktualisht nuk ekziston”, tha Limani.

Në projekt-buxhetin e vitit 2009 duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike globale, Qeveria kishte shtuar nga 50 në 200 milionë euro rezervat shtetërore, të cilat mund të përdoreshin në rast të krizave apo fatkeqësive elementare. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori