LAJMI I FUNDIT:

Reshjet dëmtojnë tunelin e Kalimashit

Reshjet dëmtojnë tunelin e Kalimashit

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme edhe në tunelin e Kalimashit. Si pasojë e rritjes së prurjeve në lumin Fan ujërat kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur disa godina në ballë të tunelit në Thirrë.

Ujërat kane vërshuar me një sasi te madhe materialesh inerte duke rrafshuar gati gjithë ndërtesën që shërbente për mbajtjen e transformatorëve si dhe pajisje të tjera logjistike në shërbime të tunelit.

Menjëherë specialistet e firmës që monitorojnë tunelin kanë marrë masa për uljen e thikave për të shmangur shkarkimet elektrike.

Tuneli aktualisht po furnizohet me energji elektrike nëpërmjet linjave të tjera rezerve. Ujërat dhe materialet inerte kanë dëmtuar edhe argjinaturën e tunelit si dhe një pjesë të murit dekorativ të tij.


Ndërkohë një eskavator dhe një fadrome po punojnë për hapjen e shtratit të lumit si dhe heqjen e materialeve inerte. Ujërat kanë shkaktuar dëmtime të shtresave mbrojtëse të tunelit edhe nga ana tjetër e hyrjes nga Kalimashi.

Vërshimi i ujërave ka sjelle çarje të argjinaturës në ballë të galerisë jugore. Ne terren po punohet për eliminimin e pasojave dhe për ndërtimin e barrierave për të penguar vërshimin e ujërave të lumit Fan. /Tch/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori