LAJMI I FUNDIT:

IPKO zbret çmimet e roamingut

IPKO zbret çmimet e roamingut

Zyrtarë të IPKO -së kanë njoftuar nëpërmjet një komunikate për media se i kanë liruar tarifat e roamingut për 27 shtetet e Bashkimit Evropian dhe Maqedoni.

Me këtë lirim, numri i IPKO-s bëhet i domosdoshëm edhe kur përdoruesit kosovar të telefonisë mobile gjenden jashtë vendit, dhe kanë nevojë për komunikim stabil dhe të pandërprerë.

Tarifa e re për thirrje në roaming nga të gjithë operatorët mobil brenda 27 shteteve të BE-së dhe Maqedonisë është zbritur prej 52 cent, në vetëm 47 cent për minutë, ndërsa pranimi i thirrjes në roaming tani do të kushtojë vetëm 18 cent në minutë, krahasuar me 23 cent sa paguhej para këtij lirimi që e ka bërë telefonia mobile IPKO.

Pranimi i SMS-ve gjatë qëndrimit jashtë vendit është falas, ndërsa çmimi për dërgimin e një SMS-je prej 28 shteteve të përmendura më lartë mbetet vetëm 13 cent. Çmimet e zbritura vlejnë nga fillimi i këtij muaji.


Me këto tarifa, IPKO në tërësi e plotëson legjislacionin e Bashkimit Evropian, të cilin nga 1 Korrik 2009 e aplikojnë të gjithë operatorët mobil në kuadër të Bashkimit Evropian, dhe njëkohësisht i mundëson konsumatorëve të saj të kenë komunikimin më të lirë mobil me të gjithë miqtë dhe të afërmit e tyre, edhe gjatë qëndrimit të tyre në 28 shtetet të cilat vizitohen shumë nga qytetarët e Kosovës.

Çmimet e telefonisë mobile IPKO janë deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cila do ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit, ndërsa telefonia mobile Ipko edhe njëherë konfirmohet si rrjeti më i lirë mobil, pë shërbimet e roaming. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori