LAJMI I FUNDIT:

“Harta” ruse prek Shqipërinë

“Harta” ruse prek Shqipërinë

Kompanitë ruse të gazit dhe naftës po intensifikojnë përpjekjet për t’u shtrirë edhe në Shqipëri. Pas disa shenjave të dhëna në forma sporadike për interes të mundshëm, duket se gjigandët rusë e kanë marrë seriozisht shtrirjen e aseteve të tyre edhe në Shqipëri, nisur nga pozicioni i duhur gjeografik.

Gazeta “Shqip” mëson detaje të disa lëvizjeve të bëra kohët e fundit nga pala ruse, duke nisur me projektin e shumëpërfolur të burimeve të naftës dhe gazit në liqenin e Shkodrës.

Kërkimet e fundit kanë dalë në konkluzionin se zona e liqenit është e pasur me gaz, madje ka zëra se kanë filluar punimet.

Ky projekt i takon kompanisë “Gazprom”, e cila ka kryer një studim të holluar mbi pasuritë e naftës dhe gazit në Mal të Zi dhe rajonet përreth kufirit, në Bosnjë dhe Shqipëri.


Të dhënat për vendin tonë kanë qenë të pakta, dhe zyrtarët rusë të kompanisë nuk kanë paraqitur detaje, duke u mjaftuar me faktin se zona në liqenin e Shkodrës ka potencial.

Interesimi Kompania tjetër, e cila prej më shumë se një viti studion tregun shqiptar të shpërndarjes dhe shitjes së naftës me shumicë dhe pakicë, “Lukoil”, është duke shikuar mundësinë e gjetjes së një partneri ose hapjen e një dege të re, duke përdorur rrjetin ekzistues të ndonjë shoqërie në vështirësi financiare.

Zhvillimet e terrenit rus në Shqipëri pritet të marrin rezultate interesante, në rast se zëvendësministri i Jashtëm rus konkretizon planin për të vizituar Tiranën.

Burime konfidenciale tregojnë se shumë shpejt vendin tonë do ta vizitojë (ndoshta në datat 19-22 tetor) numri dy i diplomacisë ruse, ku objekti i takimeve do të jenë projektet në fushën energjetike.

Megjithatë, asgjë nuk konfirmohet zyrtarisht, ndërsa nga Ministria jonë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është e vështirë të marrësh ndonjë informacion, për faktin e ndryshimeve strukturore dhe zëvendësimeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Action for Mothers and Children
Kalo në kategori