LAJMI I FUNDIT:

Kosova humb kryesimin në CEFTA

Kosova humb kryesimin në CEFTA

Kosova nuk do ta drejtojë CEFTA-n gjatë vitit 2011, në mungesë të përgatitjeve dhe përfaqësimit. Institucionet kanë dështuar të prezantojnë agjendë dhe të dëshmojnë se janë të zotët për kryesim. Komuniteti i biznesit kërkon që kjo punë të shtyhet për më vonë. MTI nuk pranon të flasë.

Kosova e ka humbur shansin e saj për ta promovuar veten në vendet nënshkruese të Marrëveshjes për Tregti të Lirë – CEFTA.

Më 1 janar 2011, Serbia e cila kryeson sivjet, do të duhej t’i “palojë” me kujdes dokumentet dhe t’ia kalojë kryesimin Kosovës në këtë marrëveshje, pasi vendi anëtar për të kryesuar me radhë është Kosova, raporton Express.

Në fakt, kështu e kërkon Marrëveshja për Tregti të Lirë, por kjo vështirë se do të ndodhë. Fillimisht pasi në pyetje është një shtet që së bashku me Bosnjën nuk pranon produktet “Made in Kosova”, që nga shpallja e pavarësisë se Kosovës. Serbia njeh vetëm UNMIK’un, duke injoruar institucionet kosovare. Pas shpalljes se pavarësisë, Serbia e Bosnja gjejnë arsyetime të ndryshme për të bllokuar mallrat kosovare. Atyre iu pengon vendi i prejardhjes dhe vula e Republikës së Kosovës.


Veç kësaj, Expressi, përmes burimeve, mëson se mungesa e përgatitjeve nga vendorët dhe përfaqësimi i padefinuar në këtë marrëveshje, janë arsyet kryesore për këtë humbje.
“Për këto arsye, Kosova nuk ka gjasa të kryesojë në CEFTA vitin që vjen”, thotë ky burim.

Të këtij mendimi janë edhe komuniteti i biznesit dhe njohësit e ekonomisë. Sipas tyre, humbja e kryesimit do të jetë me pasoja të rënda, pasi humbet shansi për promovimin e shtetit me të ri te vendet nënshkruese të CEFTA-s.

Nga ana tjetër, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk kanë pranuar të përgjigjen, ndonëse për këtë gazeta i kishte pritur dy ditë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Action for Mothers and Children
Kalo në kategori