LAJMI I FUNDIT:

Zharku e Meta hapin panairin “Albrelax 2010”

Zharku e Meta hapin panairin “Albrelax 2010”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, dhe zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta kanë hapur të enjten panairin ndërkombëtar të mobilierisë “Albrelax 2010”, në Tiranë.

Ministri Zharku tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të inkurajojë bashkëpunim ndërmjet bizneseve dhe promovimin e produkteve të tyre në tregjet rajonale dhe me gjerë.

“Organizimi i panaireve të specializuara dhe pjesëmarrja e bizneseve në to, nuk është më thjesht vetëm prezantim i produkteve para konsumatorëve në një vend, por është shumë, më tepër. Panairet paraqesin mundësi ideale për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes biznese të vendeve të ndryshme, që njëkohësisht paraqesin forum për shkëmbim të ideve, shqyrtim të projekteve të niveleve regjionale, si dhe mundësi për tërheqje të investimeve nga vende të ndryshme", theksoi Zharku.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht të Agjencisë për Promovimin e Investimeve dhe të USAID-it, kanë mbështetur Shoqatën e Përpunuesve të Drurit, në kuadër të së cilës po marrin pjesë 12 kompani kosovare, të cilat po i ekspozojnë produktet e tyre, si: dyer dhe dritare, dollapë kuzhine, sirtarë, kolltukë, tavolina dhe dysheme druri.


Krahas ekspozimit të produkteve, afaristët po kontaktojnë edhe me afaristë të kompanive tjera pjesëmarrëse në panair për të shkëmbyer përvojat e tyre, si dhe për format e mundshme të bashkëpunimit.

Mbështetja e kompanive kosovare nga MTI-ia është bërë me qëllim të mundësimit të ekspozimit të produkteve të tyre në këtë panair, e që njëkohësisht edhe të hulumtimit të formave të ndryshme për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare.

Panairi ndërkombëtar i mobilierisë “Albrelax” po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tirane, që ka filluar nga data 30 shtator, e që do të zgjasë deri me 3 tetor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Action for Mothers and Children
Kalo në kategori