LAJMI I FUNDIT:

Deponitë më 2011 në menaxhim privat

Deponitë më 2011 në menaxhim privat

Deponitë kryesore të mbeturinave në Kosovë, brenda vitit 2011 do të kalojnë në menaxhim të sektorit privat. Zyrtar të Qeverisë të cilët udhëheqin njësinë e Partneritetit Publiko Privat (PPP), kanë treguar se janë në përfundim të proces të studimit të fizibilitetit.

Qeveria e Kosovës, për kalimin në menaxhim të deponive të mbeturinave tek sektori privat, ka angazhuar Korporatën Financiare Ndërkombëtare, si këshilltare të transaksionit, e cila do t’i hulumtoj format më të mira, për të ndryshuar pronarin e tyre.

Lorik Fejzullahu, udhëheqës i njësisë së Partneritetit Publiko Privat në Ministrin e Ekonomisë dhe Financave tha se IFC-në e kanë angazhuar me qëllim të analizimit të opsioneve më të mira, të qëndrueshme dhe kontraktuese.

“Procesi mund të përfundoj dikur në pjesën e parë të vitit 2011, përveç investimeve qe do të bëhen në deponit qendrore, Kosova do të përfitoj nga një menaxhim dhe mirëmbajtje efikase të deponive të cilat janë në gjendje mjaft të dobët”, tha ai.


Fejzullahu, ka treguar se janë edhe në proces të analizimit se si mund të përdoren mbeturina për prodhimin e produkteve me vlerë të shtuar. Ndërkaq për efektet në Punësim udhëheqësi i njësisë së Partneritetit Publiko Privat, Lorik Fejzullahu tha se “është shumë herët për t’i ditur efektet në punësim”. /Telegrafi/