LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Gjatë 2010 do të shitën 69.6 milionë automobila

SHBA: Gjatë 2010 do të shitën 69.6 milionë automobila

Shitja rekorde e automobilave deri në fund të këtij viti mund të rritet deri në nivelin rekord prej 69.6 milionë automobil, parashikon ekonomisti HIS Automotiv, Naixhal Grifits.

Vitin e kaluar shitja botërore e automobilave dhe automjeteve transportuese shkoi në 63.8 milionë.

Njëherit HIS Automotiv e zvogëloi parashikimin për shitjen e automobilave në tregun amerikan për vitin 2010, prej 11.5 milionë në 11.3 milionë automobilë dhe automjete transportuese.

“Vitin e ardhshëm shitja e automobilave në SHBA mund të rritet deri në 12.8 milionë, duke iu falënderuar situatës më të mirë në tregun e punës dhe rikonstruimin e besimit të shfrytëzuesve”, theksoi Grifits.


Në vitin 2009 në SHBA janë shitur 10.4 milionë automobila, gjë që paraqet rezultatin më të keq prej vitit 1982. Vëllimi mesatar vjetor i shitjes gjatë periudhës 2000 deri në vitin 2007 ka qenë 16.8 milionë ekzemplarë. /Telegrafi/