LAJMI I FUNDIT:

Shtohet konkurrenca e operatorëve të arkave fiskale

Shtohet konkurrenca e operatorëve të arkave fiskale

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka licencuar edhe dy operator për shitjen e arkave fiskale “Printec” L.L.C dhe “R&T”.

Ministria e Ekonomisë dhe e Financave (MEF) licencimin e këtyre dy operatorëve e ka bërë duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ UA 06/2009.

“Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka marr vendim: për Licencimin e operatorëve ekonomik për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike fiskale”.

Është thënë se operatorët “Printec” L.L.C dhe “R&T” plotësojnë të gjitha kushtet teknike dhe administrative në bazë të udhëzimit administrativ, andaj pas kontrollit dhe certifikimit të pajisjeve të tyre në Qendrën e Pajisjeve Elektronike Fiskale, në bashkëpunim të ngushtë me ATK-në mund të fillojnë më shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.


Deri më tash kanë qenë vetëm dy operatorë për shitjen e arkave Fiskale Dukagjini dhe Gekos. /Telegrafi/