LAJMI I FUNDIT:

Investitorët austriak duan të investojnë në Kosovë

Investitorët austriak duan të investojnë në Kosovë

Kosova ka mundësi të mira për të investuar sidomos pasurit natyrore, por për bizneset të cilat investojnë është përparësi pasi që ka edhe popullatën më moshën mesatare më të re në Evropë. Këto komente u bënë në misionin Tregtar të Firmave Austriake në Kosove “Energjia dhe Infrastruktura”, në organizim të Odës Ekonomike të Kosovës, (OEK) dhe Odës Ekonomike Austriake.

Qëllimi i këtij organizimi është prezantimi i mundësive për investime në Kosovë para biznesmenëve austriak.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, tha se Kosova ka shumë pasuri nëntokësore për të investuar. Sipas tij, koncesionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dëshmon se Kosova ka qëndrueshmëri për të investuar

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se përveç pasurive nëntokësore Kosova ka edhe moshën mesatare, e cila është më e reja në Evropë.


Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, (APIK), Mustaf Hasani tha se përkundër krizës globale Kosova ka shënuar rritje në investimet e huaja. “Do t’i eliminojmë problemet procedurale dhe do t’i thjeshtësojmë në mënyrë që investitorët kur të vijnë në Kosovë të kenë më pakë punë në aspektin e procedurave”, tha Hasanaj.

Ndërkaq zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha ka prezantuar potencialet që Kosova ka në fushën e energjisë dhe minierave. “Mund të investohet në prodhimin e energjisë me erë, energjisë me ujë sepse Kosova ka shumë liqene dhe energjisë me qymyr”, tha Rexha.

Hubert Beidinger, ushtrues i detyrës së ambasadorit të Austrisë ne Kosovë tha se Austria është e interesuar të ndihmoj në Kosovë në fushën e ekonomisë.

Përfaqësuesit e firmave austriake dhe kosovare në kontaktet dhe takime B2B biseduan për mundësitë e bashkëpunimit konkret në mes të dy vendeve. /Telegrafi/