LAJMI I FUNDIT:

Sigurimi i depozitave vetëm 2000 euro

Sigurimi i depozitave vetëm 2000 euro

Ligji për sigurimin e depozitave të institucioneve financiare do të ndikojë dukshëm në lëvizjet e dyshimta financiare. Kështu vlerësojnë ekspertët e ekonomisë, të cilët sugjerojnë që sigurimi i depozitave duhet të jetë në një shumë më të madhe se 2000 euro.

Projektligji ka pasur disa ndryshime dhe pritet deri më 1 tetor të shkojë në Kuvend për miratim. Kryetari i Komisionit Parlamentar për buxhet dhe financa, Gani Koci, tha për “Lajm”, se ndryshimet që i janë bërë këtij projektligji janë më tepër ndryshime teknike dhe gjuhësore, por jo edhe esenciale.

“Me nivelin që ka Kosova nuk mund të shkojmë në sigurimin depozitave më shumë se 2000 euro, sepse edhe kushtet tona buxhetore nuk lejojnë më shumë. Edhe për këtë janë bërë edhe marrëveshje me FMN dhe Bankën Botërore”, tha Koci.

Sipas tij, krijimi i atij fondi që do të siguroj depozitat, do të bëhet nga një donacion gjerman në shumë prej pesë milionë euro.


Njohësi i çështjeve ekonomike dhe financiare, Bedri Selmani, thotë se ky ligj është një domosdoshmëri e funksionimit të sistemit bankar. Por ai thotë se shuma e sigurimit prej 2000 euro nuk është e mjaftueshme.

Për deri sa tek sigurimi i depozitave bëhet deri në 2 mijë euro në Maqedoni kjo shumë është 30 mijë euro. /Telegrafi/